Musk: Scholz duhet të japë dorëheqjen pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve
Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili u emërua si këshilltar nga presidenti i sapozgjedhur amerikan, i bëri thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të japë dorëheqjen në përgjigje të sulmit vdekjeprurës në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut .
“Scholz duhet të japë dorëheqjen menjëherë”, shkroi Musk në një postim në rrjetin X mbrëmë, duke e përshkruar kancelaren gjermane si “të paaftë”.
Musk po i përgjigjej raporteve për një incident dje kur një makinë përplasi njerëzit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur dhjetëra, raporton Reuters.
Më herët gjatë ditës së djeshme, Musk komentoi fushatën elektorale në Gjermani, duke e quajtur partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) “shpëtimtaren” e vendit.
“Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë ”, shkroi Musk në një postim në platformën e tij X.
Musk, personi më i pasur në botë, ka shprehur më parë mbështetje për partitë e tjera kundër emigracionit në të gjithë Evropën.