Sulmi rus ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, reagon SHBA
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Mattheë Miller, ka dënuar me forcë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit, i cili çoi në vdekjen e një civili dhe shkaktoi dëme në ambasadën e Shqipërisë në Ukrainë.
Në një postim në platformën ‘X’, Miller theksoi se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë të papranueshëm sulmin që goditi një ndërtesë ku janë të akredituara misione diplomatike të ndryshme.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit sot që vrau një civil dhe dëmtoi një ndërtesë ku ndidhen disa misione diplomatike, duke përfshirë objektet e partnerëve tanë Shqipërinë, Argjentinën, Çekinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Portugalinë”, shprehet ai.
Ai theksoi se ky sulm është një tjetër akt i papranueshëm i dhunës dhe një shkelje e sigurisë së misioneve diplomatike ndërkombëtare.
“Çdo sulm kundër diplomatëve apo objekteve diplomatike kudo është i papranueshëm. Ne i kujtojmë Rusisë detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimeve Kundër Personave të Mbrojtur Ndërkombëtarisht”, tha Miller.