Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, rritet dollari
Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Ajo blihet këtë të shtunë, 21 dhjetor , me 98 lekë dhe shitet me 98.6 lekë.
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë, ku në tregun valutor blihet me 93.7 lekë dhe shitet me 94.8 lekë.
Paundi britanik qëndron në të njëjtat nivele, ku blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.8 lekë.
Ndërkaq, franga zvicerane blihet me 104.7 lekë dhe shitet me 105.7 lekë.