minuti.al

... e reja e cdo minuti!

“Kritiku më agresiv i Islamit”, kush është autori i sulmit në Gjermani

Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani. Gazeta Bild raportoi se 41 persona mbeten në gjendje të rëndë, ndërsa të paktën 86 të tjerë po trajtohen në spitale dhe se 205 persona janë plagosur në total.

Mediat gjermane kanë nxjerrë më shumë detaje rreth autorit të sulmit, Taleb Al Abdulmohsen është nga Arabia Saudite, por është zhvendosur në gjermani që prej 2006, pasi ka qenë një kritik i zëshëm i islamit.

Në një intervistë të vitit 2019 me gazetën gjermane FAZ, ai e quajti veten "kritiku më agresiv i Islamit”.

Taleb Al Abdulmohsen, një disident saudit, pretendoi se ai kërkoi azil në Gjermani pasi u përball me kërcënime me vdekje për heqjen dorë nga Islami. Ai pretendon se ishte në shënjestër për krijimin e një platforme për të ndihmuar gratë saudite të aplikojnë për azil në Gjermani.

Në mediat sociale, ai kritikon Islamin, ndan teori konspirative për Gjermaninë që "islamizon Evropën” dhe vlerëson qëndrimin e AfD-së ndaj Islamit.

Gazetarët gjermanë kanë ndarë në rrjetet sociale ato që ata pretendojnë se janë postime të vjetra nga i dyshuari.

Frederik Schindler nga Welt shkroi në X, "Katër muaj më parë sot, më 21 gusht 2024, autori i sulmit postoi: "A ka një rrugë drejt drejtësisë në Gjermani pa hedhur në erë një ambasadë gjermane ose pa masakruar qytetarët gjermanë pa dallim? Unë e kam kërkuar këtë mënyrë paqësore që nga janari 2019 dhe nuk e kam gjetur”.

Në këtë postim, ai pretendoi gjithashtu "krime që Gjermania po kryen kundër refugjatëve sauditë”.

Raportet tregojnë se Taleb është specialist në psikiatri dhe psikoterapi. Ndonëse ai u arrestua menjëherë, ende nuk është përcaktuar motivi se pse ai u fut me makinë në turmë.