minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Si do jetë moti për Krishtlindje? Hakil Osmani bën parashikimin

Akil Osmani nga MeteoAlb tha në Euronews Albania këtë të shtunë se ndonëse fundjava nisi me shi, kushtet e motit pritet të përmirësohen të dielën, ku moti do të jetë i qëndrueshëm. Megjithatë sipas tij të hënën, e cila përkon edhe me vigjiljen e Krishtlindjeve moti do të rikthehen reshjet e shiut dhe të dëborës.

“Duke nisur nga e premtja, kjo fundjavë pati një ndryshim të kushteve të menjëhershm,e të motit, kemi patur prezente reshjet e shiut. Në zonat malore ka pasur reshje të konsiderueshme dëbore, të cilat ishin më të fokusuara në zonat juglindore dhe në zonat verilindore të territorit shqiptar. Mëngjesi i sotëm ka sjellë edhe një rënie të menjëhershme të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat minimale të arrijnë në -2 dhe -3në zonat verilindore dhe juglindore ndërsa maksimumet do të jenë jo më shumë 13 gradë celsius.

Këto temperatura kanë shtuar edhe praninë e ngricave në rrugë. Mëngjesin e të dielës pritet të kemi sërish temperatura të ulëta me vlera -4 gradë celsius në zonat malore. Sa i përket mesditës do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave. Kjo fundjavë edhe pse ka nisur me reshje, parashikohet të kemi një përmirësim të kushteve të motit ditën e diel, por nga mbrëmja mund të kemi rikthim të reshjeve të shiut”,-tha Osmani.

I pyetur se si do të vijojë të jetë moti gjatë javës, meteorologu tha se java do të nis me reshje shiu, por ditën e martë këto reshje do të jenë më të pakta.

Sipas tij të martën e Krishtlindjeve do kemi një mot me vranësira dhe parashikohet të ketë edhe reshje dëbore në zonat verilindore dhe shumë më pak në zonat juglindore.