minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Rrëfimi i skiatores Lara Colturi: Arsyet përse zgjodha kombëtaren shqiptare

Lara Colturi, skiatorja e cila përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare të skive ishte personazhi i radhës i ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama, ku foli rreth eksperiencës së saj në Shqipëri, por dhe karrierës e cila deri më tani duket premtuese. 18-vjeçarja me origjinë italiane duke folur për rrugëtimin e deri më tani, tregoi dhe momentin kur vendosi t’i bashkohej kombëtares shqiptare të skive.

“Prindërit e mi morën vendimin për të përfaqësuar Shqipërinë, duke parë mundësinë që të punonim së bashku si familje. Unë isha në kategorinë C në moshën 12-14 vjeç, kisha fituar të gjitha garat dhe menduam se marrja e një hapi të tillë do të mundësonte hapjen e të gjitha rrugëve drejt renditjes në vendet e para në kupën e botës e të përjetoja atë çka po përjetoj tani, ëndrrën time, se bashku me prindërit e mi, duke u argëtuar gjithashtu”, tha Colturi.

Më tej Colturi deklaroi se flamuri kuqezi i ka sjellë fat.

“Më ka falur shumë kënaqësi, si për shembull çmimi në Gurgul dy-tre javë më parë si edhe tre çmime të tjera në dhjetëshen më të mirë, janë përvoja të rëndësishme dhe unë po kënaqem shumë”, tha Colturi.

Pak kohë më parë 18-vjecarja Colturi regjistroi një tjetër arritje në kampionatin botëror duke u renditur në vendin e dytë. Kjo ishte hera e parë që flamuri shqiptar ngjitet në podium në një kompeticion skish.