Policia e Kosovës sekuestron mallra të kontrabanduara nga Serbia
Policia e Kosovës në bashkpunim me Doganen e Kosovës kanë sekuestruar mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia.
Policia ka njoftuar se kamionin me mallrat e ka ndaluar në magjistralen Gjilan – Prishtinë.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
"Me date 20.12.24, njësitet e lartcekura në orët e vona nē magjiatralen Gjilan-Prishtinë kanē ndaluar nje kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit janē hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia)”, thuhet në njoftim.
Policia ka thënë se ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në terren në brezin kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në zonën që kufizohet me komunën e Kamenicës dhe Gjilanit
Mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës.