Raporti i ngjarjeve, 19 dhjetor 2024
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 85 shtetas, konkretisht: 29 shtetas janë vënë në pranga, 46 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste. Janë vënë në pranga 4 shtetas, janë shpallur në kërkim 3 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. Për 2 prej tyre po hetohet për të zbardhur autorësinë, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për krime ekonomike janë vënë në pranga 4 shtetas. Janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas.
Janë evidentuar 7 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste. 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të thyerjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, me 3 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të vetëgjyqësisë, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, për të cilin vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat;
-nga 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie pasurie, prishjes së qetësisë publike dhe trafikimit të mjeteve motorike, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Janë vënë në pranga 4 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale dhe/ose për mashtrim kompjuterik.
Është arrestuar 1 shtetas i akuzuar për përndjekjen e disa nxënësve të shkollës në Krrabë.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 2 viktima dhe 1 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.