Fluks i madh në pikën kufitare të Qafë Thanës, krijohen radhë të gjata
Pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, është përballur me radhë të gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.
Shumë qytetarë nga Pogradeci, Përrenjasi dhe Librazhdi kanë shfrytëzuar fundjavën për të udhëtuar drejt Strugës dhe Ohrit për blerje.
Autoritetet doganore shqiptare po punojnë me kapacitet të plotë për të përballuar situatën dhe për të shmangur vonesat e mëtejshme. Ndërkohë, pritet që fluksi të normalizohet me përfundimin e fundjavës.