Merr flakë një banesë në Gjirokastër, bombola e gazit dyshohet se…
Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Sipas informacioneve ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa nuk është lënduar asnjë nga personat që jetonin aty.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pllakë” ku një banesë në katin e dytë është përfshirë nga flakët, pas një defekti të një bombole gazi të vendosur në ballkon e cila përdorej për gatim.
Si pasojë e flakëve janë djegur disa orendi në ballkon si dhe një derë. Zjarrfikësit kanë arritur në kohë duke mos lejuar që flakët të përhapeshin më tej.