Korcë/ Ra aksidentalisht nga karroceria e zetorit, ndërron jetë 69 vjeçari
Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, është dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetsore një shtetas rreth 69 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori.
Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë më spital.
Drejtuesi i mjetit një 26 vjeçar, po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rethana të rastit.