Eksplozivi në katin e nëntë, dyshohet se lënda është hedhur përmes një droni
Gazetarja Bleona Sari ka përcjellë të rejat më të fundit lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli që ndodhi në katin e nëntë të një pallati në kryeqytet. Sipas burimeve të policisë, dy janë pistat kryesore ajo e vendosjes së tritolit nga brenda pallatit ose nëpërmjet një droni. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia e inskenimit sepse sasia e tritolit e përdorur ishte shuëm e vogël.
“Rreth orës 23:45 minuta, salla operative u njoftua nga banorët që kishin dëgjuar një shpërthim. Menjëherë u ngrit një grup hetimi i cili erdhi në vendin e ngjarjes dhe bëri shpërthimin e derës sepse në banesë nuk kishte persona të tjerë. Sipas policisë, një lëndë tritol është hedhur në ballkonin e banesës. Paraprakisht nga grupi hetimor sqarohet se nuk dihet ende sesi është hedhur lënda tritol.
Ka dy mundësi, ajo për t’u hedhur nga brenda pallatit, pra nga anët e ndryshme të banesës si dhe pista tjetër që lënda është hedhur nëpërmjet një droni. Banesa është në pronësi të shtetasit Albert Thoma i cili e ka lëshuar me qera një shtetase e identifikuar si Elena Arrza e cila nuk është gjetur në banesë dhe nuk është marrë ende ne pyetje nha policia.
Objektivi mendohet që ka qenë kjo shtetase sepse autori deklaron se nuk ka konflikt me askënd dhe e ka lëshuar shtëpinë me qera prej disa kohësh shtetases Arrza.
Kjo nuk është ende një pistë konkrete sepse nuk përjashtohet mundësia e një inskenimi sepse sasia e tritolit është shumë e vogël dhe ka lënë pas shumë pak dëmtime.” – u shpreh gazetarja për ABC News./ abcnews.al