“Analizat e mandarinave dolën ndryshe në Itali”, Zusi ngre dyshime mbi kroatët
Ish-zv/ministri i Bujqësisë Alban Zusi tha se autoritetet kroate sillen ekstremisht me produktet që kalojnë atje dhe hodhi shumë dyshime për rastin e mandarinave shqiptare të bllokuara në Kroaci.
Zusi foli në emisionin "Review” në Euronews Albania duke thënë se akoma askush nuk ka sjellë një procesverbal të bllokimit të mandarinave.
"Akoma nuk kemi një procesverbal të bllokimit. Produkti ka qëndruar 10 ditë te blerësi i mallit në Kroaci dhe mbas 10 ditësh blerësi i mallit i ka thënë se po ta kthej për arsye kalibrimi dhe për më tepër produkti që bllokoi Kroacia u analizua në Itali dhe Austri dhe nuk doli ashtu”, tha Zusi.