minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Fuste drogë në burgun e Drenovës/ Përgjimet zbulojnë skemën, pranga efektivit të policisë

publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 21:24


KORÇË- Ishte prej kohësh në përgjim, ndërsa të hënën i janë vënë prangat policit të burgut të Drenovës.

Burime konfirmojnë se ka qenë Prokuroria që prej disa muajsh e ka vendosur në përgjim policin Rudenc Myrte ndërsa sipas të dhënave, dyshohet se Myrte fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të paligjshme.

Dyshohet se ai ka futur brenda ambienteve të burgut doza lëndë narkotike kanabis ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhrit të prokurorisë./abcnews.al