minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Autorë të disa grabitjeve/ Tiranë, vihen në pranga dy persona

publikuar nga Re Nato, ne #ABC News. ora 11:35


Si rezultat i veprimeve hetimore dhe atyre policore të kryera nga shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për raste vjedhjesh, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasit E. S., 26 vjeç dhe A. Z., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në 4 subjekte, si dhe se kanë vjedhur 5 motomjete elektrike dhe biçikleta.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ata.