570 mijë persona vizituan sitet kulturore gjatë periudhës janar-qershor 2025
publikuar nga Elidona Aga, ne #Euronews. ora 21:06
Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569.089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025. Lajmin e bëri me dije Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ku krahasuar me një vit më parë rritja e vizitorëve llogaritet me 74%.
Rritje ka pasur edhe përsa I përket të ardhurave, ku krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë shtuar me 119%. 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:
Parku Arkeologjik Butrint, me 105.623 vizitorë; Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë; Parku Arkeologjik Shkodër, me 79.885 vizitorë; Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, me 74.636 vizitorë; Parku Arkeologjik Apoloni, me 58.059 vizitorë.Pjesa më e madhe e turistëve duket se preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës. Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.