minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Taksistët afganë shpikin një kondicioner të ri për t’i shpëtuar të nxehtit

publikuar nga user 6, ne #Lapsi.al. ora 22:51


Në një qytet provincial në Afganistan, disa taksi janë parë ditët e fundit me fuçi dhe tuba shkarkimi të montuar "në mënyrë amatoreske” në tavanet e tyre. Pamja i habiti vendasit dhe turistët, por shoferët shpjeguan se këto ishin sisteme ftohjeje të improvizuara që i kishin ndërtuar vetë, në përpjekje për të përballuar të nxehtin brenda automjeteve të tyre të vjetra.

Temperaturat shpesh kalojnë 40°C në qytetin jugor të Kandaharit dhe, siç raportojnë shoferët, kondicionerët e makinave të tyre prishen po aq shpesh. "Ky funksionon më mirë se kondicioneri” – thotë shoferi Abdul Bari për AFP. "Kondicionerët ftohin vetëm pjesën e përparme. Ky sistem që përdor një radiator makine dërgon ajër në të gjithë makinën.”

🇦🇫 VIDEO: Afghanistan taxi drivers turn to handmade coolers to beat the heat

As temperatures soar in southern Afghanistan, taxi drivers in Kandahar have taken to installing handmade cooling systems on their vehicles to beat the heat. pic.twitter.com/CevZEuFooV

— AFP News Agency (@AFP) July 10, 2025


Një video e publikuar AFP tregon Abdulin duke ngjitur tubin e ventilimit të radiatorit në xhamin e taksisë, ndërsa një koleg ngjitet në çati për të siguruar pjesën qendrore të strukturës. I vetmi disavantazh i këtij sistemi, thotë Bari, është se ai duhet ta mbushë fuçinë me ujë dy herë në ditë. “Por për mua funksionon mirë”, shton ai.

Ndërsa Gul Mohammad, një tjetër shofer taksie në Kandahar, thotë se iu drejtua këtyre ftohësve të bërë me porosi që disa vite më parë kur moti filloi të bëhej shumë i nxehtë ".
"Kondicionerët në këto makina nuk funksiononin dhe riparimet ishin shumë të shtrenjta. Kështu që shkova te një teknik dhe ai më bëri një ftohës të veçantë”, – i tha ai AFP-së. 32-vjeçari shpenzoi 43 dollarë për të.

"Pa këtë sistem, situata është shumë e vështirë”, tha 19-vjeçari Nurullah, i cili tha se kohët e fundit kishte pasur nevojë për lëngje intravenoze për të trajtuar goditjen nga nxehtësia. ©LAPSI.al