minuti.al

... e reja e cdo minuti!

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen 3 shqiptarë

publikuar nga Elidona Aga, ne #Euronews. ora 15:15


Janë finalizuar procedurat lidhur me ekstradimin e tre shtetasve shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, të cilët ishin shpallir në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe homologëve në Athinë, Bruksel dhe Beograd u bë e mundur ekstradimi në Shqipëri të:

Mikel Hoxha i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Shtetasit në fjalë i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim. Armando Gropa 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike kanabis në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë. Suard Onuzi i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.