Arrestohet 18-vjeçari që përplasi një të mitur me automjet në Ballsh
publikuar nga user 11, ne #Lapsi.al. ora 10:38
Një aksident rrugor është shënuar përpara disa ditësh në qytetin e Ballshit. Një 18-vjeçar ka përplasur me makinë një vajzë 7-vjeçare. Uniformat blu informojnë se 18-vjeçari u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, në qytetin e Ballshit, ku shtetasi S. F., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin, përplasi një shtetase të mitur, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 18-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njoftoi policia.