Raporti i ngjarjeve, 2 shtator 2025
publikuar nga administrator, ne #Policia e Shtetit. ora 16:00
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 56 vjeç, banues në fshatin Gjormë, pasi dyshohet se ka kanosur vëllanë dhe bashkëshorten e tij, si dhe ka dëmtuar portën e banesës së tyre, me mjet prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasi A. M., 37 vjeç, banues në fshatin Shënkoll, pasi ka kallëzuar shtetasi K. H., 56 vjeç, banues në fshatin Spiten, se shtetasi A. M., i ka marrë automjetin me anë të mashtrimit, dhe nuk ia ka kthyer. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M. dhe për gjetjen e automjetit.
Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 63 vjeç, banues në Rubik, Mirditë, pasi në aksin rrugor “Morinë-Milot”, motomjeti që drejtonte është përplasur me një automjet. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi A. Gj., 40 vjeç, banues në Lezhë, është dëmtuar aksidentalisht nga një makineri, gjatë punës në një subjekt privat në fshatin Tresh. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 34 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë dhe ka kanosur shtetasin I. J., 58 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka dëmtuar lokalin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 46 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin një 33-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi E. C., 49 vjeç, banues në Tiranë, duke kryer punime në afërsi të pronës së tij, ka dëmtuar kanalizimet e ujërave të bardha.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. M., 60 vjeç, M. M., 54 vjeç dhe G. M., 51 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi Sh. K., i cili shfrytëzon me leje liqenin e Bazit, se këta 3 shtetas kanë marrë ujë nga ky liqen, për vaditje, dhe si pasojë e uljes së nivelit të ujit në liqen, janë dëmtuar peshqit që shtetasi Sh. K. mbante aty.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 24 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin B. Y., 28 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 57 vjeç, pasi në rrugën "Lublin Dilja”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar lehtë shtetasen L. Z., 63 vjeçe, këmbësore.
Librazhd/Më datë 01.09.2025, në Prrenjas, dyshohet se është vjedhur një shumë parash në dyqanin që menaxhon shtetasja D. L., 39 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurale në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
PKK Morinë
Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike, ndalohet 55-vjeçari serb.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht, për t`iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje, shtetasin serb G. S., 55 vjeç.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin L. G., 24 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi dje, në fshatin Krutje, automjeti që drejtonte 24-vjeçari, është përplasur me motomjetin që drejtonte i mituri, i cili u dëmtua dhe është në kujdesin e mjekëve;
-arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 58 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë qëndrimit në dhomat e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Fier, 58-vjeçari theu xhamat e dritareve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. S., 52 vjeçe, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Krujë/Në kuadër të planit operacional policor anticannabis, të koduar “Koordinata”, goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.
Identifikohen autorët e të dyja rasteve në fshatin Bilaj, dhe asgjësohen bimët narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat:
-u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij;
-u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. A., 33 vjeç, pasi shërbimet e Policisë i gjetën një sasi Cannabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 21 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4
-ndaluan me iniciativë shtetasin G. H., 41 vjeç, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një shumë parash në një market, me datë 31.08.2025.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin E. D., 23 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. 23-vjeçari, u kap në Shkozet, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset M. K dhe L. M, pasi për motive të dobëta kanë kanosur njëra-tjetrën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. H., 53 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur shtetasin N. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin A. J., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 32 vjeç dhe E. Ç., 54 vjeç, pasi dyshohet se në Fushë-Mezëz, automjetet e subjektit ku ata punojnë kanë hedhur inerte në kundërshtim me ligjin
-Ditën e djeshme, në Pezë të Madhe, është gjetur pa shenja jete, dyshohet e vetëvarur shtetasja V. Ç., 55 vjeçe, e cila sipas deklarimit të familjarëve dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 58 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Stropskë, pasi u kap duke transportuar 8 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundraligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A.P., 53 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi duke pastruar armën e gjahut që dispononte me leje, nga pakujdesia ka bërë një shkrepje;
-K. A., 40 vjeç, banues në fshatin Orman, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një 60-vjeçare.
Maliq/Më datë 01.09.2025, në fshatin Tërovë, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit P. B., 78 vjeç. veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është ndezur aksidentalisht nga nipi i tij i mitur.
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Podgorije, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit B. Ç., 46 vjeç, dhe si pasojë automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan shtetasin F. R., 26 vjeç, banues në Itali, pasi gjatë kontrollit personal të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit:
W. Z., 41 vjeç, shtetas gjerman, banues në Vlorë, pasi më datë 01.09.2025, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. K. M., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar jashtë banesës duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 31.08.2025, për motive të dobëta, janë konfliktuar me grushte shtetasit O. M., 24 vjeç, dhe K. M., 19 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale për vlerësim pasi më datë 01.09.2025, ka bërë kallëzim shtetasja S. Sh., 25 vjeçe, banuese në Orikum, se shtetasja V. H., 36 vjeçe, gjatë një konflikti e ka goditur me grushte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. P., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 29.08.2025, në lagjen nr. 4 Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me thikë shtetasin M. M., 18 vjeç, banues në Sarandë.
Paraprak/Po nga këta specialistë po kryhen veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, pasi më datë 02.09.2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, shtetasi francez M. F., 28 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Mat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R.K., 40 vjeç, banues në Klos, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin D.D., 34 vjeç.
-K.A., 57 vjeç, banues në Klos, pasi për motive të dobëta ka ofenduar me fjalë fyese shtetasin Xh.D., 56 vjeç.
-A.F., 39 vjeç, banues në Burrel, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin F.M., 51 vjeç.
-I.D., 30 vjeç, banues në Burrel, pasi nëpërmjet thirrjeve telefonike ka shqetësuar një shtetase 31-vjeçare.
U referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme shtetasi N.D., 40 vjeç, banues në Burrel, gjatë punës në uzinën e ferrokromit, është dëmtuar aksidentalisht në kokë. 40-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. S., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi iu konstatua e hapur në celular, një faqe për lojëra fati të kundërligjshme;
-I. D., 22 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur në çantë dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë që e mbante pa leje;
-J. Rr., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë që ai e mbante pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasin G. H., 28 vjeç, pasi nga hetimet e kryera mbi kallëzimin e bërë 19.08.2025, nga shtetasi D. L., 37 vjeç, është identifikuar si shtetasi që ka goditur 37-vjeçarin, me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta. Po punohet për kapjen e shtetasit G. H.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi N. S., 68 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetas të mitur, që po lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë u dëmtua lehtë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shkodër
Shkaktoi ndotje të mjedisit me zjarrin që ndezi për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, arrestohet 44-vjeçari.
Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin G. Gj., 44 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, në lagjen “Bahçallëk”, dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit në zonën përreth.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndotja e ujërave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për qytetarët, për kujdes maksimal në çdo veprim që mund të rrezikojë mjedisin, jetën e qytetarëve apo pronën publike dhe private, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, i fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm.