Pacienti ndërroi jetë, nis hetimi për mjekun
publikuar nga user7, ne #Lapsi.al. ora 12:42
Policia ka nisur hetimet ndaj një mjeku në spitalin e Librazhdit pasi ai është akuzuar për neglizhencë në trajtimin mjekësor të një pacienti.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin A. I., 69 vjeç, mjek në spitalin e Librazhdit, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, me pretendimin se ky mjek ka neglizhuar trajtimin mjekësor të dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç, më datë 27.08.2025, i cili ka humbur jetën në spital, më datë 31.08.2025″, njoftoi policia.