Ndërtoi shtëpi në zonë të mbrojtur/ Arrestohet qytetari në Tropojë
publikuar nga user7, ne #Lapsi.al. ora 11:57
AMP ka vënë në pranga një person për ndërtimin e një objekti 2-katësh me mur guri në vendin e quajtur ‘’Quka e Ibrahim Osës’’, Bjeshkët e Pojanit. Gjithashtu, AMP ka referuar në prokurori materialet proceduriale për punonjësin e policisë Meritan Mulaj, dhe punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, G. H., për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi dyshohet se kanë qenë në dijeni të ndërtimit të paligjshëm dhe nuk kanë marrë masa.