Tentuan t’i grabisnin marketin, pronari shqiptar ndjek me shkop dy të rinjtë në Selanik, pamjet bëhen virale në Greqi (VIDEO)

Një tentativë grabitjeje është parandaluar në një minimarket në Selanik, pasi pronari shqiptar i biznesit reagoi menjëherë ndaj dy personave të maskuar që hynë për të vjedhur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vardarit, ku sipas mediave greke, dy të rinj me kapuçë dhe fytyrat e mbuluara hynë në dyqan me qëllim grabitjen.
Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur kur pronari i minimarketit u përball pa hezitim me autorët. I armatosur me një shkop bejsbolli, ai i detyroi grabitësit të largoheshin pa marrë asgjë.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur biznesmeni shqiptar i ndjek nga pas autorët, ndërsa i shan në gjuhën shqipe.
Pas reagimit të tij, dy personat u larguan me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa tentativa e grabitjes dështoi plotësisht.
/vizionplus.tv