Meta kërkon lirinë, zhvillohet seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë në GJKKO

0

Është zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca për shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Në sallën e gjyqit janë paraqitur edhe disa figura të Partisë së Lirisë dhe opozitës, mes tyre Tedi Blushi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bujar Leskaj, të cilët kanë ndjekur nga afër zhvillimet e seancës.

Gjatë seancës, avokati Kujtim Cakrani ka lexuar edhe vendimin e fundit të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, i marrë pak ditë më parë, që lidhet me masën e arrestit dhe interpretimin e saj në raport me kërkesat e mbrojtjes.

Seanca vijon në GJKKO, ndërsa pritet që gjykata të japë vendimin për kërkesën e paraqitur nga mbrojtja për ndryshimin e masës së sigurisë.

The post Meta kërkon lirinë, zhvillohet seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë në GJKKO appeared first on Euronews Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *