Protesta e PD, Apeli ndryshon masat e sigurisë për të arrestuarit, lirohen 5 protestues

0
Capture-29-752x440-1-684x400-1

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për 5 protestues të ndaluar pas protestës së 17 prillit.

Ishte hera e parë që Gjykata e Tiranës lë në burg protestues të Partisë Demokratike, të cilët kaluan 21 ditë në qeli për shkak të dhunës së ushtruar në protestën e opozitës. Ndaj tyre rëndon vepra penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ‘’Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit.”

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi:
I. Ndryshimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; dhe
II. Lirimin e menjëhershëm për protestuesit e datës 17.04.2026:
1. Klemend Çuçka
2. ⁠Bujar Tusha
3. ⁠Henri Shapllo
4. ⁠Mirvet Toçilla
5. ⁠Sem Bici

/vizionplus.tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *