Sherri mes tifozëve të Elbasanit dhe Tiranës, ajo që nuk duhej në mbylljen e Superiores

0

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen e sotme mes Elbasanit dhe Tiranës. Një ndeshje e mbyllur në shifrat 1-3, por më shumë se rezultati, u fol për një ngjarje jo të bukur.

Tifozët e Elbasanit janë përplasur me tifozët e Tiranës pa nisur ndeshja. Vendasit kanë shkuar drejt tribunës ku ndodheshin tifozët kundërshtarë duke filluar sherri në arenë me mjete të forta, ndërsa për stjuardët ishte e pamundur që të vendosej rregulli në një moment të tillë. /Sport Ekspres/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *