GDG Prishtina sjell Build with AI, hackathon-in më të madh AI në Kosovë
Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si produktet teknologjike ndërtohen dhe duket se Prishtina do të bëhet një nga qendrat më interesante të AI në rajon gjatë muajit maj.
GDG Prishtina ka prezantuar zyrtarisht “Build with AI Prishtina 2026”, një hackathon hibrid dy-ditor që do të mbledhë 100 zhvillues, inxhinierë, studentë dhe entuziastë të teknologjisë për të ndërtuar produkte reale me AI. Eventi organizohet në partneritet me Life from Gjirafa, Gjirafa dhe 91.Life.

Çfarë është Build with AI Prishtina 2026?
Hackathon-i do të zhvillohet në dy faza:
- 14 maj 2026 – online
- 16 maj 2026 – fizikisht në zyrat e Gjirafa në Prishtinë
Dita e parë nis me prezantime nga Google Developer Experts, ku pjesëmarrësit do të njihen me mjetet dhe platformat AI që do të përdorin gjatë zhvillimit të produkteve të tyre. Pas sesionit online, ekipet do të kenë rreth 72 orë kohë për të konceptuar dhe zhvilluar projektet e tyre në mënyrë remote.
Fokus total te AI dhe ndërtimi i produkteve reale
Një nga elementët më interesantë të këtij hackathon-i është fokusi praktik. Ekipet nuk do të merren vetëm me ide teorike, por do të ndërtojnë prototipe funksionale duke përdorur mjete si: Gemini CLI, Google Cloud Platform, AI Studio, dhe platforma të tjera AI.
Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu qasje në Google Cloud Credits dhe mentorim direkt nga ekspertë ndërkombëtarë të teknologjisë.

Google Developer Experts do të jenë pjesë e eventit
Më 16 maj do të organizohet edhe një panel diskutimi me emra të njohur të industrisë si: Muhammad Ahsan Ayaz, Andre Sara, Enes Turan;ndërsa virtualisht do të bashkohen edhe Darren Lester dhe Konstantinos Kechagias. Ekspertët do të mentorojnë ekipet gjatë gjithë ditës finale në zyrat e Gjirafa.
10 ekipet më të mira do të prezantojnë produktet e tyre
Në fund të eventit, 10 produktet më të mira të zhvilluara gjatë hackathon-it do të prezantohen para jurisë së përbërë nga Google Developer Experts dhe përfaqësues të Gjirafa dhe 91.Life.
Fituesit do të përfitojnë:
- Google Cloud Credits
- JetBrains Licenses
- kuponë nga Gjirafa50
- dhurata dhe shpërblime ekskluzive

Kush mund të aplikojë?
Eventi është i hapur për të gjithë zhvilluesit e software, inxhinierët, studentët e teknologjisë, entuziastët e startup-ve dhe këdo që dëshiron të eksperimentojë me AI. Për pjesëmarrje kërkohet një ide produkti dhe ekip prej 3 deri në 5 anëtarësh.
Numri i pjesëmarrësve është i limituar në vetëm 100 persona, ndaj regjistrimet pritet të mbyllen shpejt. Regjistrimi mund të bëhet duke klikuar këtu. Më tepër informacione rreth këtij komuniteti mund të gjeni në GDG Prishtina.
The post GDG Prishtina sjell Build with AI, hackathon-in më të madh AI në Kosovë first appeared on Geek Room.