Kapitullin 5, “Prokurimi Publik”/ Rama: Shqipëria është në një fazë shumë të mirë në avancimin e negociatave për anëtarësimin në BE

0

Kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta mbajtën një konferencë për mediat ku folën mbi procesin dhe se ku qëndron sot Shqipëria në fushën e prokurimeve publike.

“Janë disa fjali që mund të tingëllojnë sikur fliten për Shqipërinë, por janë të nxjerra nga një raport i detajuar nga Gjykata Europiane të Llogarive për prokurimet publike.
Raporti flet për mungesë ndërgjegjësimi mbi faktin që konkurrenca është një element kyç për prokurimet publike.
Nëse e vendosim në kontekst indikatorin e vendit tonë, konkurrueshmëria dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë pozicionin e vendit tonë, nëse në mesatare kontratat me një ofertues janë 32.3 për qind të kontratave të vendeve në BE, në Shqipëri janë 23.5 për qind.
Shqipëria është në një fazë shumë të mirë në avancimin e negociatave për në Bashkimin Europian”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *