“Djali ishte dënuar me lojëra fati”/ Mustafa Martinaj: Visi i fali një banesë nënës së Eljo Hatos, dhashë miratim se i shpëtoi jetën

0
minuti_logo-87

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës për pasuritë e Ervis Martinaj, për të cilat SPAK ka kërkuar konfiskimin e tyre me argumentin se nuk burojnë nga veprimtari të ligjshme.

Edhe këtë të enjte, njësoj si në dy seancat e shkuara, është paraqitur në seancë Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj i cili është zhdukur që prej muajit gusht të vitit 2022.

Mustafa Martinaj deklaroi se djali i tij ishte dënuar me lojëra fati. Sipas tij, Ervisi i kishte falur një banesë nënës së Eljo Hatos, pasi ky i fundit i kishte shpëtuar jetën.

“Nga 2008 e më pas, kur Visi erdhi në Tiranë, është marrë me pika loto me licensë. Ka pasur disa pika lojërash. Unë vetë nuk jam marrë me lojëra fati. Kam dijeni që djali është dënuar me lojëra fati. I kam kaluar të gjitha nga Banka e Shqipërisë te Pastrimi i Parave. Biserë Haton e njoh pas ngjarjes në Bllok në vitin 2018, ku u plagos djali dhe u vra një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg. Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Biserë Hatos ia ka falur im bir, Ejlo Hato, me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë sepse Eljo Hato, djali i Biseres, i ka shpëtuar jetën Visit”, theksoi ai./abcnews.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *