Trafik heroine në Danimarkë/ SPAK dhe autoritetet daneze godasin grupin kriminal

0
minuti_logo-15

SPAK ne bashkepunim me autoritetet daneze goditen nje grup qe trafikonte heroine ne Danimarke. Ndaj dy shqiptareve, pjesetare te ketij grupi u kryen veprime nga prokuroia e posacme. Marsel Licaj u vu ne pranga pasi gjykata caktoi masen arrest ne burg, ndersa per ermal Licaj, gjykata caktoi detyrim paraqitje dhe ndalim te daljes jashte vendit.

Në gusht të vitit 2023 autoritetet daneze  kanë regjistruar nje procedim penal dhe nisen hetime ndaj nje grupi me shqiptarë dhe të huaj, të cilët në kuadër të grupit të strukturuar kriminal kanë zhvilluar aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë në Mbretërinë e Danimarkës.

Kjo veprimtari është shtrirë nga 1 tetor 2023 deri më 23 janar 2024, në 7 episode, gjatë të cilëve, anëtarët e grupit kriminal kanë futir ne Danimarkës heroinë  përmes Suedisë. Lënda narkotike e trafikuar, përgatitej për shitje në tregun danez, e përzierë me lëndë të tjera si paracetamol dhe kafeinë, me qëllim maksimizimin e fitimeve.

Nga hetimet paralele të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, deri në këto momente është bërë e mundur identifikimi, procedimi në Danimarkë i 3 personave (dy shtetas shqiptarë dhe një i huaj), ndërsa në Shqipëri është mundësuar identifikimi i  Marsel dhe ermal Licaj, per te cilat gjyklata e posacme caktoi masat e sigurise.

Hetimet  vazhdojnë për administrimin e provave lidhur me implikimin e personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *