Arrestohet drejtori i IMT Himarë, akuzohet për “shpërdorim detyre”
Arrestohet drejtori i IMT Himarë nga policia e Vlorës. Ndalimi i tij është kryer mbrëmjen e djeshme në Palasë, ndërsa akuza që rendon mbi të është ajo e “ Shpërdorimit të Detyrës”. Nga policia e Vlorës bëhet me dije se hetimet janë duke vijuar.