Vendimi i Hagës për Thaçin, në 16 shtator/ Syla: Goditje e rëndë, Gjykata po vepron politikisht!

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka reaguar pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata Speciale, duke e cilësuar atë si një tjetër goditje dhe duke akuzuar gjykatën se po vepron politikisht.

Syla u shpreh se nuk i ka habitur vendimi për shtyrjen, pasi sipas tij, deri më tani janë refuzuar 44 apele të mbrojtjes.

Ai shtoi se, pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe fjalës së Prokurorisë, nuk ekziston më asnjë arsye që ish-krerët e UÇK-së të vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Sipas Sylës, në fillim të javës së ardhshme do të mblidhet kryesia e OVL-UÇK-së, e cila do të dalë me një qëndrim kundërshtues ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.

“Kjo gjykatë ka dalë nga misioni i saj dhe nuk na habit fakti që e kanë shtyrë; për ne është një goditje e radhës. 44 apele të mbrojtjes janë refuzuar. Kjo gjykatë po vepron politikisht dhe është një goditje e rëndë.

Bashkëluftëtarët tanë, pas përfundimit të fjalës së prokurorisë, nuk ka asnjë arsye të qëndrojnë në paraburgim. Në fillim të javës që vjen do të mblidhet kryesia dhe do të ketë një kundërshtim për këtë vendim të Gjykatës Speciale.”  / abcnews.al /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *