Google dhe Samsung prezantojnë syzet e para inteligjente Android XR
Pas një pritjeje të gjatë, Google dhe Samsung kanë zbuluar më në fund syzet e para inteligjente të ndërtuara mbi platformën Android XR, gjatë konferencës Google I/O 2026. Gjatë këtij prezantimi publiku pa për herë të parë konkretisht dizajnin dhe funksionet e këtij produkti, i cili pritet të dalë në treg në vjeshtën e vitit 2026.
Syzet do të vijnë në dy stile të ndryshme, të krijuara në bashkëpunim me Warby Parker dhe markën luksoze koreane Gentle Monster, duke e vendosur estetikën dhe modën në qendër të produktit. Google u kujdes t’i quajë këto pajisje “audio glasses”, për t’i dalluar nga modelet e ardhshme që do të kenë ekrane të integruara në lente, të quajtura “display glasses”.

Ashtu si pajisjet e tjera Galaxy, syzet do të kenë integrim të thellë me Gemini, asistenti i inteligjencës artificiale i Google. Funksionalisht, ato do të përdoren si një pajisje shoqëruese e telefonit, duke ofruar asistencë zanore për navigim, gatim pa duar, kërkime të shpejta dhe detyra të përditshme, një qasje e ngjashme me syzet inteligjente që tashmë ofron Meta.
Samsung është përgjegjëse për harduerin, ndërsa Google sjell teknologjinë e AI dhe ekosistemin Android XR. Sipas kompanive, qëllimi është krijimi i një forme të re pajisjeje që ofron përvoja të dobishme të AI-së në mënyrë natyrale dhe diskrete, pa pasur nevojë për ekran.

Edhe pse çmimi dhe data e saktë e lançimit nuk u zbuluan, Samsung konfirmoi se “syzet inteligjente” do të dalin në vjeshtë të 2026-ës, me më shumë detaje që priten në muajt në vijim. Ky produkt shihet si një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të ekosistemit Galaxy dhe vizionit të dy gjigantëve për të sjellë AI-në më afër jetës së përditshme.
The post Google dhe Samsung prezantojnë syzet e para inteligjente Android XR first appeared on Geek Room.