Unitree prezanton robotin gjigant 2.7 metra të gjatë që kushton $650 mijë
Kompania kineze Unitree Robotics po e afron më shumë realitetin e ëndrrës për të pasur një robot “mecha” gjigant personal. Ajo prezantoi GD01, një robot pothuajse 2.7 metra të gjatë dhe rreth 500 kilogramë të rëndë me pilotin brenda, i cilësuar si “gati për prodhim”. Çmimi fillestar i tij është rreth $650 mijë.
Në videon promovuese, themeluesi dhe CEO i kompanisë, Xingxing Wang, shihet duke u futur në kabinën e robotit. Më pas, GD01 demonstron aftësitë e tij duke ecur, rrëzuar mure dhe kryer lëvizje të pazakonta. Një nga momentet më mbresëlënëse është kur roboti përkulet dhe lëviz në si merimangë ose gaforre, duke krijuar pamje që të kujtojnë filma fantastiko-shkencorë apo horror.
Megjithëse disa nga demonstrimet duken më shumë si spektakël sesa përdorim praktik, kompania këmbëngul se GD01 është një produkt real dhe jo shaka marketingu. Sipas përfaqësuesve të kompanisë, robotët e tillë synojnë të transformojnë mënyrën e punës, veçanërisht në mjedise të rrezikshme ose të vështira për njerëzit.
Megjithatë, ekspertët theksojnë disa dobësi të rëndësishme: hyrja dhe dalja nga roboti nuk është praktike, autonomia e baterisë është e kufizuar, komoditeti i pilotit mbetet problematik, mirëmbajtja është komplekse dhe ende mungojnë rregullore të qarta për përdorimin e këtyre makinerive. Natyrisht, edhe çmimi shumë i lartë mbetet pengesë kryesore për shumicën e njerëzve.
The post Unitree prezanton robotin gjigant 2.7 metra të gjatë që kushton $650 mijë first appeared on Geek Room.