VIDEO/ Momenti ku pajisja e komunikimit shpërthen në një supermarket në Liban
publikuar nga Xhen Sila, ne #ABC News. ora 22:11
Kjo video, e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon momentin kur një pager shpërthen në një supermarket në Liban pasditen e së martës. Ajo tregon një shpërthim të vogël që plagos një person i cili bie në dysheme.
Mijëra njerëz u plagosën dhe të paktën tetë u vranë kur pajierët e dorës që i përkisnin anëtarëve të Hezbollahut për të komunikuar shpërthyen pothuajse njëkohësisht në të gjithë Libanin.
BBC Verify ka verifikuar se videoja u ngarkua pasi ndodhën shpërthimet.
/abcnews.al