... minut pas minuti

“Duhet ta respektojmë”-Daci: Si e shpërblyen vëllezërit Duka policin që i informoi

publikuar nga Xhensila Buba, ne #Euronews. ora 22:47

Gazetarja Glidona Daci tha se dekonspirimet më të mëdha vijnë nga vetë policia. E ftuar në “Now me Erla Mëhillin” Daci tha se bota e krimit gjithmonë i gjen fije, sipas saj ka raste kur fijet janë gjetur edhe në organet më të larta.

Daci kujtoi gjithashtu një rast dekonspirimi, kur policia ndërmori një aksion për të kapur vëllezërit Duka.

“Krimi do i gjejë fijet, është gjithmonë një hap përpara çdo lloj situate. Në materialet që kam lexuar ishte një rast. Operacioni për vëllezërit Duka për vrasjen e Santiago Malkos. Ata e kishin marrë informacionin, para se të mbërrinte policia.

Këta mezi nëpërmjet informacioneve në rrugë operative kishin marrë informacion se ku ndodheshin.  Ishin mobilizuar, por ata e kishin marrë vesh dhe kur ka shkuar policia nuk ka gjetur asgjë. Ky ishte një rast i dekonspiruar dhe dilte në përgjimet Leonard dhe Erlis Duka thoshin që atë mikun që na informoi për operacionin që do bënte policia e Tiranës duhet ta respektojmë. Informacioni ka dalë nga policia”,-tha Daci.