... minut pas minuti

Mbyllen pjesët e para/ Liverpool “përmbys” klasiken, Bayern “i frikshëm” ndaj kroatëve, Real Madrid vuan në “Bernabeu”

publikuar nga Isildo Musta, ne #ABC News. ora 21:56

Ishin me të vërtetë minuta spektakli.

Kanë përfunduar pjesët e parë, të katër sfidave të mbrëmjes të vlefshme për xhiron e parë, të fazës së parë, të UEFA Champions League, ku ka patur jo pak surpriza.

Kështu, në “San Siro”, “Djajtë” e Milan arritën ta merrnin shpejt avantazhin në “klasiken” ndaj Liverpool, teksa arritën të shënonin që në minutën e 3’-të të sfidës, me Christian Pulisic, mirëpo dy gola të shpejtë të Ibrahime Konate e Virgil van Dijk kanë mjaftuar për të përmbysur rezultatin që në pjesën e parë.

Në “Allianz Arena”, të Mynihut, “Bavarezët” e Bayern Munich kanë bërë detyrën përballë kroatëve, të Dinamo Zagreb, ku pas 45 minutaëve të para udhëheqin me rezultatin e thellë, 3-0, pas golave të Harry Kane, Raphael Guerreiro e Michael Olise. Gjermanët kishin shënuar edhe më herët me Jamal Musiala e Serge Gnabry, mirëpo golat ishin të parregullt.

Surprizë ishte përballja e “Santiago Bernabeu”, mes “Galaktikëve” të Real Madrid dhe gjermanëve të Stuttgart, me sfidën që deri më tani qëndron në rezultatin 0-0, pas një pjese të parë, ku “Hirushja” e Bundesliga rrezikoi jo pak portën e Thibaut Courtais.

Ndërkaq, në “Estadio Jose Alvalade”, të Lisbonës triumfi i vendasve të Sporting mund të konsiderohet i mbyllyr, me djemtë e Ruben Amorim, që udhëheqin me rezultatin minimal, 1-0, ndaj Lille falë golit të “bomberit” suedez, Viktor Gyokeres dhe tashmë janë një lojtar plus në fushën e blertë, pas daljes me të kuq të “fantazistit”, Angel Gomes. /i.m /abcnews.al