... minut pas minuti

Champions League: Luhen ndeshjet e dyta të javës së parë, spikat Manceshter City – Inter

publikuar nga Romario Ismailaj, ne #Albanian Post. ora 09:32

UEFA Champions League 2024-25 do të vijojë këtë të mërkurë me ndeshjet e radhës në raundin e parë të fazës së ligës. Mes gjashtë dueleve që do të zhvillohen spikat ai mes Manchester City-t dhe Inter-it, skuadra që u përballën në finale dy sezone më parë.

Dy takimet e para do të luhen duke filluar nga ora 18:45, Bologna – Shakhtar dhe Sparta Praha – Salzburg.

Nga ora 21:00 do të fillojnë duelet Celitc – Slovan, Club Brugge – Dortmund, Mancester City – Inter dhe PSG – Griona.

“Etihad” do të presë një duel i cili është një rikthim i finales së 2023 të kompeticionit mes Man City-t dhe Inter-it, me vendasit që triufmuan 1-0 me gol të Rodri-t.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Nga ajo finale në mbrëmjen e sotme, vetëm tre lojtarë nga dy formacionet bazë nuk do të jenë të pranishëm. Ata janë ish-yjet e Inter-it, Andre Onana, Edin Dzeko dhe Marcelo Brozovic.

Në fakt, finalja e 2023 është takimi i vetëm mes City-t dhe Inter-it në kompeticionet evropiane në historinë e dy skuadrave.

Në një tjetër ndeshje interesante të mbrëmjes takohen nënkampionët aktual të kompeticionit, Dortmund-i me Brugge-n. Dy skuadrat kanë gjashtë përballje në Champions League mes njëra-tjetrës me verdhezinjtë që kanë fituar tre, barazuar një dhe humbur dy.

Në krahun tjetër, në “Parc des Princes”, PSG-ja do të përballet me Girona-n. Me këta të fundit që pas një sezoni të jashtëzakonshëm në La Liga kanë arritur të kualifikohen në Champions League për herë të parë në historinë e klubit.

Rezultatet e një dite më parë në Champions League:

Juventus 3-1 PSV Eindhoven

Young Boys 0-3 Aston Villa

Bayern Munich 9-2 Dinamo Zagreb

Milan 1-3 Liverpool

Real Madrid 3-1 Stuttgart

Sporting 2-0 Lille