... minut pas minuti

Konferenca e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, Vëngu: Kosova duhet të jetë në këtë tavolinë

publikuar nga Sadiola Xhelili, ne #Albanian Post. ora 09:17

“Kosova e ka vendin në këtë tavolinë. Në një botë që ndërlidhet më shumë është e domosdoshme të punojmë bashkë. NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme”.

Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu në konferencëne e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5).

Ai ka thënë se nuk duhet të mbetemi peng i së shkuarës.

Ministri ka theksuar se konferenca nuk është thjesht një takim, por pohim partneriteti për përkushtimin e vendit për të qëndruar përballë vështirësive të përbashkëta.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Sipas tij, po punohet për të forcuar dhe rritur kapacitetet e mbrojtjes që vendet të përgjigjen me më efektivitet.

“Është e domosdoshme të përparojmë” dhe “të mos vetëkënaqemi”, ka ravijëzuar ministri Vëngu.

“E rëndësishme të mos biem pre e ndërhyrjeve të palëve të treta që duan të na përçajnë, e duhet t’i përgjigjemi me një front të përbashkët. Historia nuk ka qenë bujare me rajonin tonë, por nuk duhet të mbetemi peng të së shkuarës”.

Vëngu ka thënë ndër të tjera se në fokus të punës është fqinjësia e mirë dhe pranimi i njëri-tjetrit për t’i bërë veprimeve destabilizuese dhe dezinformuese.

“Mësime kemi nxjerrë edhe pse dëgjojmë zëra përçarës. Zëra këto, që nxisin grupet kriminale”.

Vëngu ka shtuar se duhet bashkëpunim dhe mosrënie pre e palëve të treta që duan përçarje, ndërsa ka dalluar se  NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme dhe roli i tyre në rajon është i pazëvendësueshëm.

“Siguria nuk njeh kufi. Duke forcuar ndërveprimin rrisim kapacitetet e mbrojtjes dhe bëjmë që vendet tona të përgjigjen më shpejt në raste agresioni”, ka vijuar ministri.

Mëngjesin e kësaj të marte të 18 shtatorit ka nisur konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5).

Kjo konferencë po bashkëkryesohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Arben Kingji komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Evropë, gjeneral Christopher G. Cavoli.

Fokusi i kësaj konference do të jenë zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, rritja e shpenzimeve të Mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit të NATO-s për vendet partnere.

Në punimet e ditës së sotme marrin pjesë vendet nënshkruese të A-5; SHBA, Shqipëri, Bosnje-Herzegovinë, Kroaci, Mal i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndërsa në statusin e vëzhguesit janë të pranishëm edhe përfaqësues nga Kosova dhe Sllovenia, komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli, Itali.

Gjithashtu dhe adjutantët e përgjithshëm nga shtetet përkatëse të Programit të Partneritetit të Gardave Kombëtare të SHBA (New Jersey, Maryland, Minnesota, Vermont, Maine), shtetet e Programit të Partneritetit Shtetëror Vëzhgues (Ohio, Colorado, Iowa).