... minut pas minuti

Një kontigjent gjerman prej 20 ushtarësh zbarkon në Kosovë

publikuar nga Armat Matoshi, ne #Albanian Post. ora 09:15

Një kontigjent gjerman prej 20 ushtarësh ka zbarkuar në Kosovë në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR), ka njoftuar faqja zyrtare e Forcave të Armatosura të Gjermanisë (Bundeswehr) nëpërmjet një postimi në platformën "X” të mërkurën, derisa ka shpërndarë edhe fotografi nga dislokimi i tyre.

"20 ushtarë nga kontingjenti gjerman i dislokimit në KFOR zbarkuan në Kosovë me një Airbus A400M. A400M fluturon rregullisht për të transportuar personel dhe material për Bundeswehrin dhe për të siguruar gatishmërinë operacionale të kontingjentit”, thuhet në njoftimin e Bundeswehrit.

Aktualisht, në mesin e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja janë rreth 400 ushtarë gjermanë. Disa ditë më parë, një kontigjent shtesë prej 200 ushtarësh kanë zbarkuar në vend për të përforcuar KFOR-in, në sfondin e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bundeswehr është prezent në Kosovë që nga 12 qershori 1999. Megjithatë, në përgjigje të trazirave të vitit të kaluar dhe situatës së paqëndrueshme në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, aleatët kanë shtuar numrin e ushtarëve në Kosovë – prezenca më e madhe në 10 vitet e fundit.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Në parim, misioni i ushtarëve gjermanë në Kosovë është i pakufizuar, që do të thotë se nuk ka afate kohore. Megjithatë, në vitin 2020, ekzekuti gjerman ka thënë se do ta adresojë në Parlamentin e Gjermanisë pjesëmarrjen e Bundeswehrit në misionin paqeruajtës të NATO-s, përkatësisht çdo 12 muaj.

20 Soldatinnen und Soldaten des Deutschen Einsatzkontingentes #KFOR sind mit einem Airbus A400M im Kosovo gelandet. Der #A400M fliegt regelmäßig, um Personal und Material für die #BundeswehrimEinsatz zu transportieren und die Einsatzbereitschaft des Kontingentes sicherzustellen. pic.twitter.com/jkkByuiP4p

— Bundeswehr im Einsatz (@Bw_Einsatz) September 18, 2024