... minut pas minuti

MBLIDHET SOT KËSHILLI I MANDATEVE/ Pas akuzave të opozitës, shqyrtohet mandati i deputetit të PS-së

publikuar nga s.autor, ne #AlpeNews. ora 09:28

Ditën e sotme në orën 12:30 do të mblidhet Këshilli i Mandateve.Në mbledhje do të shqyrtohet mandati i deputetit të PS-së Vullnet Sinaj.

“Vijimi i mbledhjes për mocionin nga 1/10 e deputetëve përfaqësues të Grupit Parlmentar të Partisë Demokratike “Pë ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dher mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarmit të mandatit të deputett Vullnet Sinaj””, thuhet në njoftim.

Sinaj akuzohet nga opozita se ka përfituar para nga buxheti i shtetit. Nga ana e tij Sinaj ka mohuar akuzat dhe i ka quajtur një farsë.