... minut pas minuti

Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit në Liban/ Analiza e CNN: A është ky një mesazh për Hezbollah?

publikuar nga ina kashari, ne #ABC News. ora 10:44

A është një mesazh për Hezbollah sulmi me bomba i ndodhur një ditë më parë në Liban, ku nëntë persona humbën jetën dhe mbi 2800 të tjerë mbetën të plagosur.

Kjo është pyetja kryesore për 48 orët e ardhshme në Lindjen e Mesme. CNN i ka kushtuar një artikull ngjarjeve të fundit, dhe situatës konfliktuale në Lindjen e Mesme.

Vala e shpërthimeve të së martës në Liban ka të ngjarë të dëmtojë Partinë, siç njihen shpesh, të cilët krenohen me fshehtësinë dhe zhvillimet teknologjike.

Megjithatë, është pikërisht përpjekja e tyre për të mbajtur sekretet e tyre duke përdorur ato pajisje të komunikimit, që duket çuan në viktima dhe mijëra të plagosur.

Kjo ka shkaktuar një tronditje të madhe te anëtarët e Hezbollahut që tani të pyesin jo vetëm nëse është e sigurt të kontaktojnë kolegët e tyre, por nëse ata kolegë janë të padëmtuar.

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, por nëse qëndron pas sulmit siç thonë Libani dhe Hezbollahu, atëherë pyetja është nëse ky sulm i madh dhe i paprecedentë kishte për qëllim të paralajmëronte një luftë më të gjerë apo jo?

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha në një takim me të dërguarin e SHBA-së Amos Hochstein se koha për diplomacinë me Hezbollahun kishte kaluar dhe fuqia ushtarake mund të zërë skenën kryesore.

Disa orë më vonë, e gjithë infrastruktura e komunikimit e armikut të tyre u godit nga një sulm që, sipas një burimi libanez të sigurisë, përdori pager-at e blerë nga Hezbollah në "muajt e fundit”.

CNN raportoi më parë se pagerët ishin blerë nga Hezbollah në muajt e fundit, sipas një burimi libanez të sigurisë.

/abcnews.al/