... minut pas minuti

Vuante nga kanceri, ndërron jetë në moshën 59-vjeçare ish-futbollisti i Italisë Toto Schillaci

publikuar nga lexo.al media, ne #Lexo. ora 10:53

Ka ndërruar jetë pas disa ditësh luftë në spital një nga ikonat e Italisë në futboll si Salvatore Schillaci ose siç njihej ndryshe Toto Skilaçi. Ai ishte operuar dy herë për kancerin në zorrën e trashë, por këtë herë nuk mundi ti mbijetontë kësaj sëmundje në moshën 59-vjeçare.

Schillaci do mbahet mend gjatë për kampionatin Botëror të 1990 të zhvilluar në Itali, teksa e nisi si zëvendësues me axurrët por sapo preku fushën e gjelbër nuk doli më. Në atë Botëror ai shënoi 6 gola duke ndihmuar Italinë të kapte vendin e 3, ndërsa në nivel klubesh ka luajtur me ekipe si Juventus dhe Inter, por shenjë më së shumti la me Messinën ku luajti për 7 sezone.