... minut pas minuti

Totò Schillaci nuk ia del: lamtumirë heroit të papritur të Itali ’90

publikuar nga user 2, ne #Lapsi.al. ora 10:54

Futbolli dhe Italia mbajnë zi për Salvatore Schillaci. Ish-futbollisti ka ndërruar jetë në Spitalin Civico të Palermos ku ishte shtruar. Pas ditëve në të cilat ai mbajti në pezull një komb të tërë, mes buletineve të luhatshme, tumori në zorrën e trashë, për të cilin tashmë ishte operuar dy herë, i rezultoi fatal. Shuhet kështu Totò, një ikonë kombëtare e Italisë që mundi t`i entuziazmonte të gjithë në netët magjike të Botëtorit `90.

Nëse thua Schillaci, ke thënë Botëror. Një kombinim i pandashëm që bashkoi një vend të tërë në atë edicion emocionues të Kupës së Botës. I lindur në Palermo më 1 dhjetor 1964, Salvatore Schillaci, i njohur nga të gjithë si Totò, u rrit si futbollist në fushat e lagjes së San Giovanni Apostolo dhe në ekipet e të rinjve të AMAT Palermo, para se të transferohej në Mesina në vitin 1982. Prej këtu, pas shumë stërvitjeve dhe dy promovimeve nga C2 në B, filloi ngjitja e tij në futbollin e madh. Një përshkallëzim që e çoi te Juventus në vitin 1989, në ekipin kombëtar në 1990 dhe më pas te Inter në vitin 1992 dhe në fund në 1994-ën në Júbilo Iëata në Japoni.

Lexo më tej: Mendoi se e kishte mposhtur tumorin: Schillaci, goleadori i Itali `90, shtrohet në spital

Në Itali, Toto koleksionoi gjithsej 120 paraqitje dhe 37 gola në Serie A dhe 105 paraqitje dhe 39 gola në Serie B. Por janë golat dhe imazhi i tijme fanellën blu në Itali `90 që e bënë atë të famshëm dhe të paharrueshëm.