... minut pas minuti

Drejtuesit të pakënaqur me rezultatet, Roma shkarkon trajnerin De Rossi

publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 10:58

Aventura tek skuadra e zemrës ka marrë fund, Daniele De Rossi, nuk është më trajner i Romës. Shkarkimi i italianit është konfirmuar këtë të mërkurë, me drejtuesit e klubi të cilët janë të pakënaqur me rezultatet në këto javë të para të Serisë A.

“AS Roma njofton se Daniele De Rossi është liruar nga detyra si trajner i ekipit të parë. Vendimi i klubit është marrë në interesin më të mirë të skuadrës, për t`u rikthyer sa më shpejt në rrugën e dëshiruar në një kohë kur sezoni është ende në fillimet e tij”, thuhet në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.

De Rossi e mori drejtimin e ekipit menjëherë pas shkarkimit të Mourinhos në fillim të vitit 2024, ndërsa arriti të sillte ndryshime, por sezoni i ri nuk dukej premtues prej tij. Në 4 ndeshje të luajtura, kryeqytetasit nuk kanë fituar asnjë prej tyre, duke humbur 1 dhe barazuar 3, e fundit sfida ndaj Xhenoas e mbyllur në shifrat 1-1. De Rossi e mori drejtimin e skuadrës në përballjen me Veronën të cilën arriti ta fitojë në sezonin e shkuar, ndërsa numëron 30 ndeshje si trajner i verdhekuqve.