... minut pas minuti

Krasniqi: Kurti, mjeshtër i propagandës dhe qeverisjes së dobët për tre vjet

publikuar nga Altina Marmullaku, ne #Albanian Post. ora 10:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti e ka pasur propagandën tejet të mirë gjatë qeverisjes së tij dhe se të gjitha veprimet që ka synuar të i realizoj kanë mbetur vetëm fjalë.

“Kemi një kryeministër që me të vërtetë me fjalë ka qenë shumë i mirë por propagandën e ka mjeshtri, por qeverisjen e ka pasur jashtëzakonisht të dobët të paaftë dhe jo kompetente. Qytetarët tashmë e kanë të qartë besoj që zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë një ballafaqim mes mungesës së kompetencës, vizionit dhe aftësisë për të qeverisur”.

Krasniqi, ka thënë se veprimet e Kurtit janë të gjitha elektorale, kjo pasi sipas tij Kurti s’ka arritur që t’i shfrytëzojë ato mundësi që ia kanë dhënë qytetarët.

“Është e dhimbshme që një mandat kaq të fuqishëm që qytetarët ia kanë dhënë Kurtit ai s’ka arritur që ta shfrytëzojë”, ka deklaruar ai për agjencinë e lajmeve Ekonomia Online.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Kreu i PDK-së, ka theksuar se Kosova në të gjitha fushat është më keq aktualisht sesa që ka qenë para katër vitesh.

“Kurti ka pasur mundësi të shumta për t’i realizuar premtimet e tij. Por, fatkeqësisht krejt ato që i ka premtuar kanë mbetur të pa realizuara duke filluar nga fakti që sot kemi një ekonomi të stagnuar, kemi një shëndetësi të degraduar, një arsim shumë më keq sesa që ka qenë në të kaluarën”.

Në zgjedhjet e 2021-së, Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mbi 50 për qind të votave, në listë kishin qenë zyrtarë të listës Guxo, të cilët gjatë mandatit të parë janë kthyer në parti politike.

Më 9 shkurt të 2025-së, do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë.