... minut pas minuti

Punonjësit e aeroportit të Vlorës në protestë: Nuk kanë kaluar pagat

publikuar nga Brixhilda Xhuraj, ne #Albanian Post. ora 10:23

Nuk kanë kaluar pagat.

Kështu kanë bërë me dije punonjësit e aeroportit të Vlorës, të cilët këtë të mërkurë të 18 shtatorit kanë bllokuar punën duke zgjedhur të protestojnë për të drejtat e tyre.

Punonjësit – në hyrje të një kantieri ndërtimi –  kanë pretenduar se kanë disa muaj pa marrë rrogën.

Teksa paralajmëruan se do të pezullojnë punën, një dritë jeshile erdhi nga kompania përkatëse.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Protestuesit ndaluan revoltën e tyre pas negociatave me përgjegjësit e firmës, të cilët iu premtuan  se deri të premten do t’u kalohen të gjitha pagat.

“Drejtuesit duhet të dinë gjendjen që po kalojmë dhe mos ta marrin me të tallur. Nuk shtyhet më me fjalë, hë se do e rregullojmë, hë se do e rregullojmë, punëtorët nuk vijnë më në punë”, tha njëri prej punonjësve.

Ai theksoi se “ne duam një gjë të saktë për punën e pagesave”.