... minut pas minuti

Champions League: Harry Kane thyen një tjetër rekord të Wayne Rooney-t

publikuar nga Romario Ismailaj, ne #Albanian Post. ora 10:04

Harry Kane ka tejkaluar Wayne Rooney-n duke u bërë lojtari anglez me më shumë gola në historinë e Champions League.

Bayern Munich bëri një fillim ëndrrash për sezonin e ri të Champions League, duke mposhtur Dinamon e Zagrebit 9-2 në “Allianz Arena” të martën mbrëma.

Kane shënoi golin e hapjes nga pika e bardhë brenda 20 minutave të para dhe e ktheu skuadrën e Bundesliga-s në rrugën e duhur me të dytin e tij në ndeshje, duke rikthyer avantazhin e skuadrës së tij me dy gola pasi ata pësuan dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë.

Kapiteni i Anglisë vazhdoi të realizoi një të tretë dhe të katërtin nga penalltia në minutën e 73-të dhe të 78-të, ndërsa Leroy Sane, Leon Goretzka, Raphael Guerreiro dhe Michael Olise gjithashtu hynë në listën e golashënuesve.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Rekordi i Rooney-t prej 30 gola ​​në 85 ndeshjet e Champions League, që ishte më i larti për një anglez, u tejkalua të martën mbrëma falë golave = të Kane që e çojnë numrin e tij në 33.

Kapiteni i Anglisë tashmë është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren e Anglisë, rekord të cilin më parë e mbante ish-sulmuesi i Manchester United.

Rooney shënoi 53 gola në 120 paraqitje për “Tre Luanët”, ndërsa Kane ka shënuar 68 gola dhe duke numëruar vetëm 100 ndeshje.

Katër golat e Kane të martën shënuan numrin e tij më të lartë në një ndeshje të vetme të Champions League dhe tripletën e tij të dytë në këtë kompeticion, me të parën që erdhi në fitoren 3-0 të Tottenham ndaj APOEL Nicosia në 2017.

Lojtari i Bayern Munich-ut siguroi gjithashtu një tjetër rekord, duke u bërë lojtari i parë në historinë e kompeticionit të kupave të nivelit të lartë të Evropës që shënon një hat-trick penalltish në një ndeshje të vetme.

Kane e filloi udhëtimin e tij në Champions League vetëm në moshën 23-vjeçare për Tottenham-in, ndërsa Rooney debutoi në kompeticion në moshën 18-vjeçare për Manchester United kundër Fenerbahce-s.

Gjatë kohës së tij në Londrën e Veriut, Kane shënoi 21 gola në 32 ndeshje të Champions League, por sezonin e kaluar ai shënoi më shumë herë në një sezon të vetëm UCL se kurrë më parë.

Në 12 paraqitje përpara se Bayern të eliminohej nga Real Madrid, Kane shënoi tetë gola për të përfunduar si golashënuesi më i mirë në kompeticion së bashku me Kylian Mbappe.