... minut pas minuti

“Liverpool më i fortë”, Fonseca justifikohet, ndërhyn direkt në TV Capello dhe e bën ‘leckë’

publikuar nga user 2, ne #Lapsi.al. ora 11:39

Fonseca dukej se kishte gjetur pak qetësi falë fitores në shtëpi ndaj Venezia, por humbja e rëndë në San Siro në debutimin e tij në Champions League kundër Liverpool e ktheu trajnerin portugez në telashe. Në fund të ndeshjes, duke folur për Sky Sport, ish-trajneri i Romës dhe Lille u përpoq të analizonte çfarë nuk funksionoi, duke nënvizuar edhe kufijtë e skuadrës së tij. E Fabio Capello, i cili tashmë kishte shprehur zhgënjimin e tij me paraqitjen e kuqezinjve, e gozhdoi duke shpjeguar paqartësitë për menaxhimin e dyshimtë të tij në disa faza të lojës.

ANALIZA E TEKNIKUT FONSECA

"Ne luajtëm kundër një ekipi të madh, duke filluar mirë në të dyja fazat, por më pas ata patën mundësi në kundërsulm dhe pësuam dy gola nga topat inaktivë. Kjo ndryshoi ekuilibrin tonë mendor dhe na pengoi të zhvillonim atë që kishim përgatitur. Detajet na ndëshkuan, por sinqerisht Liverpool është më skuadër dhe ne duhet të kemi më shumë vazhdimësi, sepse pasi pësuam golin e dytë pushuam së luajturi”.

Lexo më tej: Arroganca pa limite e Ibrahimovic: "Kur luani vjen, kotelet zhduken. Unë jam bosi të gjithë punojnë për mua”

DY GOLAT FOTOKOPJE I PRENË KËMBËT EKIPIT

"Pësuam dy gola identikë nga goditjet standarde. Kishim planifikuar markime individuale ndaj atyre që na shënuan, por me sa duket nuk ndihmoi. Leao i pa shërbyer? Ne luajtëm më shumë në të djathtë sepse kishim vendosur të punonim në atë krah dhe pastaj të ndryshonim lojën te Leao, i izoluar në situatat një-kundër-një, por ai ia doli vetëm dy herë. Moduli? Mendoj se ne mund të luajmë me sisteme të ndryshme loje, por ne jemi shumë të depërtueshëm individualisht. Në një kundër një në fazë mbrojtëse, qoftë edhe duke ndryshuar strukturë, asgjë nuk do të ndryshonte nëse nuk jemi të fortë individualisht. Për mua Loftus nuk është trekuartist por një mesfushor gjysëm anësor, ashtu si Reijnders nuk mund të luajë në krah të Fofana. Nuk luajmë një 4-3-3, por kemi ata të dy në krah të Pulisic e më duket struktura më e përshtatshme për skuadrën tonë”.

NDËERHYRJA E FABIO CAPELLO

E në mes të analizës së portugezit ka ndërhyrë Fabio Capello, i cili kishte kritikuar fort ndeshjen e zhvilluar nga Milan. Ish-trajneri e gozhdoi portugezin Fonseca për menaxhimin e markimeve gjatë goditjeve të lira: "Në dy golat e pësuar njësoj nga goditjet e këndit, kishe përgatitur një mbulim zonal për të ndalur një ekip shumë të fortë me kokë. Nuk mendove për një ndryshim, por një për një?”, pyeti ai. Fonseca u përgjigj duke shpjeguar se kishte markuar individualisht në rastin e golit të Konaté. Capello, megjithatë, nuk u bind nga përgjigja dhe e sulmoi sërish trajnerin e Milan: "Van Dijk është i markuar, por tjetri është i lirë. Pra, markimi individual nuk u pa”, Fonseca në atë moment u tërhoq me një buzëqeshje të sforcuar…