... minut pas minuti

Firmoset urdhri, nisin pagesat për kompensimin ushqimor të policëve

publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 11:13

Drejtuesi i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka firmosur urdhrin për kompensimin ushqimor për policët.

Urdhëri është firmosur të martën dhe i është dërguar seksioneve të njësive shpenzuese pranë drejtorive të policisë për të kaluar pagesat kalojnë në llogaritë e punonjësve të policisë nga sot e në vijim.

Në bazë të këtij urdhëri, policët do të paguhen për shpenzimet e ushqimit në dhjetor të vitit 2023, si dhe për periudhën janar-gusht 2024.

“Bazuar në, Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.189, datë 15.03.2017, "Për trajtimin me ushqim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të studentëve dhe kursantëve në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit, si dhe shtetasve të ndaluar ose të arrestuar, deri në sqarimin e pozitës së tyre”, të ndryshuar, Udhëzimin e MB nr. 95, datë 30.05.2024, “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përdorimin e kartës së posaçme në njësitë tregtare ushqimore ose rrjetet e tyre nga punonjësit e policisë se Shtetit”, shkresës së Sekretarit të Përgjithshëm nr. 9759/5 datë 17.09.2024 "Njoftim mbi ndryshimin e fondeve për shpenzime korente në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, datë 28.08.2024”, ju bëjmë me dije miratimin e fondit të kompensimit ushqimor.

Për sa më sipër;
1. Sektorët/seksionet e financave të njësive shpenzuese të DPPSH të kryejnë pagesën në vlerë të detyrimit për muajin Dhjetor 2023, në llogarinë e pagës së punonjësve të policisë. 2. Sektorët/seksionet e financave të njësive shpenzuese të DPPSH të kryejnë derdhjen e shumës përkatëse, për periudhën Janar-Gusht 2024, për çdo punonjës policie, në llogarinë e kartës së posaçme të ushqimit (këto të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas preferencës së vetë punonjësit të policisë)”, thuhet në urdhrin e firmosur nga Bizhga.